Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama – Hajrizi ka të kursyera në bankë mbi 6 milionë euro

29.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga dita e djeshme ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi. Sipas deklarimit, Rama-Hajrizi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 307 mijë euro. […]

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama – Hajrizi ka të kursyera në bankë mbi 6 milionë euro Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga dita e djeshme ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

Sipas deklarimit, Rama-Hajrizi thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 307 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë së paluajtshme, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese thotë se ka banesë prej 85 metër katrorë, në vlerë prej 90 mijë eurove, e që është në emër të tij.

Poashtu në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon truall me vlerë prej 33 mijë eurove dhe tokë në vlerë prej 23 mijë eurove, në emër të saj.

Poashtu ajo thotë se ka tokë në vlerë 50 mijë euro, pronësia e përbashkët, shtëpi prej 70 mijë eurove dhe tokë prej 97 mijë euro.

Gjithashtu asambleisti nga radhët e LDK-së thotë se prindit e tyre kanë para të kursyera prej 5 mijë e 909 euro dhe 2 mijë e 902 euro para të kursyera në emër të tij.

Rama-Hajrizi në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2021, në cilësinë e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka deklaruar se ka të kursyera në njërën bankë 6,311,984.00 euro.

Ndërsa në një bankë tjetër thotë se ka 3 mijë euro të kursyera.

Para të gatshme nëpër institucione financiare kanë edhe fëmijët e ish-kryetares e po ashtu edhe bashkëshorti.

Po ashtu Rama-Hajrizi ka deklaruar se realizon pagë vjetore prej 42,908.88.

Pasurinë e plotë të deklaruar e gjeni më poshtë:

Arta-Rama-Hajrizi