Interesim i madh për konvertimin e targave ilegale, Qeverisë i kërkohet që ta shtyjë afatin

30.11.2023

Banorët serbë kanë bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës që të shtyhet afati për konvertimin e targave ilegale. Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, megjithatë kanë thënë se ende nuk ka vendim. Nga ky dikaster po ashtu kanë bërë të ditur se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të interesimit të […]

Interesim i madh për konvertimin e targave ilegale, Qeverisë i kërkohet që ta shtyjë afatin Foto: Ilustrim

Banorët serbë kanë bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës që të shtyhet afati për konvertimin e targave ilegale.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, megjithatë kanë thënë se ende nuk ka vendim.

Nga ky dikaster po ashtu kanë bërë të ditur se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.

“Sot është afati i fundit për konvertimin e targave ilegale në RKS. Është bërë kërkesë që të shtyhet ky afat, por ende nuk ka vendim. Mund të them se interesimi është shumë i madh për konvertimin e targave”, ka thënë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Më tej, ajo ka njoftuar se deri pak para orës 12:00 të së enjtes, gjithsej 3 mijë e 892 vetura janë konvertuar me targa RKS.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.