Infermierët e QKUK-së nga 26 shkurti në grevë

19.02.2024

Nga data 26 shkurt infermierët e QKUK-së do të fillojnë grevën. Kështu njofton Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Infermierët e QKUK-së nga 26 shkurti në grevë Foto: Ilustrim

Duraku ka njoftuar greva do filloj nga ora 12:00 deri në realizim të kerkesave si në vijim:

1. Drejtoria e Infernierisë në QKUK,

2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nënpunes shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,

3. Pagesën e punës gjatë vikendeve,

4. Pagesën e punës gjatë festave,

5. Pagesën e rrezikshmerisë,

6. Pagesën e orëve shtesë,

”Jane te mireseardhur te gjithe ata ata kolege qe kane guxim dhe qe ndajne te njejtin mendim me ne si infermier dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-se te cilat realish kane guximin te na bashkangjiten ne greve, ndersa nuk pres qe OIK t’a mbeshtete greven fizikisht, mirepo vetem permes nje postimi ne rrjetin social i cili nuk ka asnje peshe sinjifikante apo edhe ndikim”, thuhet në reagimin e odës.

Duraku tutje ka njoftuar se “Padyshim qe do kujdesemi qe sherbimet jetike sipas legjislacionit ne fuqi dhe Ligjit per Grevat te jene funkcionale, duke respektuar te gjitha kornizat ligjore”.