IKSHPK-ja e gatshme për fillimin e vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë njoftuar njoftuar rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se janë të gatshëm […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë njoftuar njoftuar rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se janë të gatshëm që të bëjnë vaksinimin e qytetarëve kundër Covid-19.
Po ashtu Ramadani ka thënë se do të arrijnë të vaksinojnë rreth 20 mijë qytetarë në ditë.
“Në Kosovë ne e kemi një traditë të zgjeruar për programin e imunizimit, dhe ne e kemi ndërtuar strategjinë dhe mund ta zbatojmë. Ne kemi bërë përgatitjen e thirrjen e personave në terminë të caktuara dhe secili person do të pajisjet me kartelën e imunizimit”, tha ai.
Po ashtu gjatë kësaj konference kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tha se janë siguruar afër 2 milionë vaksina anti-Covid, pjesa e parë e të cilave do mbërrijnë në muajin shkurt.