Bizneset Vende Pune Ofertat

Hovenier: Serbia ka hyrë në obligime dhe ka bërë premtim të bëjë ashtu, siç ka bërë Kosova!

Hovenier: Serbia ka hyrë në obligime dhe ka bërë premtim të bëjë ashtu, siç ka bërë Kosova!

09.11.2023 Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një intervistë për “Atlantic Council” ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

 Hovenier ka thënë se për SHBA-në është çështje e mbyllur nëse Marrëveshja Bazike, Aneksi dhe marrëveshjet paraprake janë obligative.

“Për SHBA-në çështja nëse këto çështje janë obligative për Kosovën dhe Serbinë është e kryer. Është thënë në kohën kur është arritur Marrëveshja Bazike, është thënë për Aneksin e implementimit dhe për gjitha parapraket e miratuara, se këto janë obligime në të cilat kanë hyrë të dy shtetet”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ai ka thënë se Marrëveshja Bazike është përfshirë edhe në konkluzat e një prej takimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe se një veprim i tillë s’është gjë e vogël.“BE ka përfshirë tekstin e Marrëveshjes Bazike në konkluzat e një prej takimeve të Këshillit të BE-së dhe kjo është një gjë e madhe”, ka potencuar diplomati amerikan.

Ai ka folur edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’i nënshkruar marrëveshjet. Hovenier thotë se e kuptojnë dëshirën e Kurtit për të pasur më shumë siguri se Serbia ka hyrë në këto obligime, derisa përsërit pocizionin e SHBA-së e që është se Serbia ka hyrë në obligime, sikurse që ka bërë edhe Kosova.

“Ne e kuptojmë dëshirën e kryeministrit, për të pasur një siguri më të madhe nga perspektiva e tij, se Serbia ka hyrë në këto obligime. Unë gjithçka që mund të them se cili është pocizioni ynë, dhe është që Serbia ka hyrë në këto obligime dhe ka bërë premtim të bëjë ashtu, siç ka bërë Kosova”, ka shtuar tutje Hovenier.

Ambasadori amerikan ka thënë se e shohin pak shpërqëndruese punën e nënshkrimit, në vend se të lëvizet përpara me implementimin dhe ekzekutimin nga Kosova dhe Serbia

. Hovenier thotë se një gjë të tillë e kanë thënë edhe Scholz, Macron dhe Meloni në qëndrimin e tyre pas takimeve në Bruksel, megjithatë thotë se kanë përdorur term ndryshe për nënshkrimin, duke thënë se “s’duhet ngecur në formalitete”.

“Dhe mendojmë se është pak shpërqëndruese kjo puna e nënshkrimit, në vend se të lëvizet përpara me implementim dhe ekzekutim nga të dy palët. Dhe ky nuk është vetëm qëndrimi i SHBA-së. Në qëndrimin e Sholz, Meloni dhe Macron, ata folën për rëndësinë e lëvizjes përpara dhe të mos ngecet në çështje, ata përdoren term ndryshe për nënshkrimin, formalitete besoj se thanë, dhe ai mbetet qëndrimi ynë”, ka thënë ndër të tjera Jeff Hovenier.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Presidenti malazez: Shpresoj që Kosova e Serbia t’i zgjidhin mosmarrëveshjet

Presidenti malazez: Shpresoj që Kosova e Serbia t’i zgjidhin mosmarrëveshjet

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq thekson tre synimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit të tij: që vendi të jetë një anëtar i besueshëm i NATO-s, të hyjë në BE dhe të kultivojë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Milatoviq në një intervistë për DW thotë se do të ishte pozitive nëse BE-ja më në fund lëviz në drejtim të zgjerimit. Ai përkujtoi se anëtari i fundit në të është pranuar dhjetë vjet më parë (Kroacia në vitin 2013) dhe se ndërkohë janë bërë shumë hapa pozitivë në Ballkan.

Ai beson se “ritmi i reformave në një numër vendesh të tjera kandidate mund të jetë edhe më i shpejtë pas hyrjes së Malit të Zi në BE”.

Duke shprehur kënaqësinë e madhe për pritjen e liderëve ballkanikë në inaugurimin e tij, Milatoviq tha se është një foto simbolikisht shumë e fortë, sepse “Mali i Zi u tregua vend i tolerancës, paqes dhe prosperitetit”.

I vetëdijshëm për tensionin në Ballkan, presidenti i Malit të Zi shtoi se shpreson që fqinjët të arrijnë t’i zgjidhin problemet që i pengojnë në rrugën e tyre drejt BE-së, “siç është, për shembull, problemi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Procesi i Berlinit është një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në bashkëpunimin ekonomik rajonal në vitet e fundit, beson Milatoviq, dhe duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur, ai shton se “të gjitha gjërat e tjera që mund të sjellin një imazh pozitiv në rajon dhe promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal – janë gjëra të mira”.

I pyetur se cila është shpresa e tij më e madhe kur bëhet fjalë për Evropën, Milatoviq tha: “Deri në fund të këtij viti, ne do të arrijmë një konsensus politik në parlament për emërimin e njerëzve të rinj në gjyqësor, njerëz me integritet, të cilët do të vazhdonin realisht luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar”.

Dialogu Kosovë-Serbi, skepticizëm për zbatim të marrëveshjes gjatë këtij viti

Dialogu Kosovë-Serbi, skepticizëm për zbatim të marrëveshjes gjatë këtij viti

Përkundër përpjekjeve të shtuara së fundmi nga euro-amerikanët, ka pak shpresë se gjatë këtij viti do të fillojë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pozitë dhe opozitë janë skeptike për një gjë të tillë, derisa e fajësojnë Serbinë për qasje destruktive. Në anën tjetër, njohësit e procesit të dialogut, akuzojnë Bashkimin Evropian si ndërmjetës të dialogut se nuk kanë mekanizma të duhur për të vendosur në binarë dialogun.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se pa pasur një nënshkrim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, po ashtu edhe të planit të sekuencimit nuk mund të ketë zbatim të tyre.

Skeptik është edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili thotë se negociatat për planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjeve mund të vazhdojnë gjatë, deri pas themelimit të qeverisë së re në Serbi. Megjithatë, ai e vë në mëdyshje edhe pranimin real të kryeministrit Kurti të propozimit euro-amerikan për draftin e Asociacionit, duke thënë se edhe në Kosovë mund të ketë zgjedhje të reja.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekajm, thotë se ngecja dhe pasiguria për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është për shkak se Serbia nuk është e interesuar të zbatojë asgjë në atë ujdi, përveç Asociacionit.

Nga ana tjetër, njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, thotë se dialogu ka rrëshqitur në një pikë ku palët vetëm e akuzojnë njëra-tjetrën, pasi BE-ja nuk po ka mekanizma për t’i detyruar të zbatojë ujdinë e dakorduar.

Ai thotë se as themelimi i Asociacionit nuk beson se do të ndodh, përkundër që kryeministri Kurti ka thënë se e pranon draftin e emisarëve euro-amerikanë për të njëjtin.

Pas dështimit të arritjes së rezultateve në takimin Kurti-Vuçiq më 14 shtator dhe pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi.

Drafti nga institucionet kosovare nuk është publikuar ende, megjithatë, një të tillë e ka publikuar ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ai është origjinali që është propozuar nga euro-amerikanët

Gjatë kësaj jave shqetësime për draftin e Asociacionit ngriti edhe presidentja e Kosovës, e cila tha se janë dy-tri elemente që kanë dykuptimësi dhe që duhen sqaruar.

Asociacioni pika e ‘nxehtë’ mes Kosovës dhe Serbisë: Krejt çka tha ambasadori amerikan për draftin e shumëpërfolur

Asociacioni pika e ‘nxehtë’ mes Kosovës dhe Serbisë: Krejt çka tha ambasadori amerikan për draftin e shumëpërfolur

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën doli në një konferencë për media, ku foli për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështjen që po shihet si pikë e nxehtë e këtij procesi, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për çka tashmë është propozuar një draft statut, që sipas SHBA-së përmbush të gjitha kriteret që i parashohin ata.

Hovenier ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Por sipas toij, “e gjithë histeria lidhur me kushtetutshmërinë, nuk na duket me vend, sepse është bërë punë me kujdes në hartim të draftit”.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere, dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

“Jam habitur me numrin e njerëzve që e kanë interpretuar një draft-statut që nuk e kanë parë. Është trik goxha mbresëlënës. Në fund të ditës, ata që nuk e kanë parë dokumentin, nuk kanë shumë bazë të komentojnë mbi të”.

Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u është prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Hovenier është pyetur edhe nëse ekzistojnë afate kohore për zbatim të këtij draft-statuti.

Ai ka thënë se duhet vlerësuar angazhimin e madh të zyrtarëve më të lartë të vendeve evropiane për këtë proces, përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

“Ata i përdorin shprehjet ‘urgjente’, ‘sa më shpejt që është e mundur’, e të ngjashme. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Qeveria e Kosovës nuk ka arsye për të mos ecur përpara me këtë draft-statut. Kryeministri ka thënë se ka gatishmëri që ta pranojë në tërësi, javë më parë. Edhe ne po punojmë që kjo gjë të bëhet në kuadër të strategjisë sonë më të gjerë. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Këtë dëshirojmë ta shohim”, ka thënë mes tjerash Hovenier.

Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë