Hoti për çështjen e presidentit: Isa Mustafa është duke u marrë për takimin e partive

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është duke u bërë përpjekje që të mbahet një takim i të gjithave partive politike që të diskutohet çështja e postit të presidentit.

Hoti ka njoftuar se lideri i LDK-së, Isa Mustafa është duke u marrë me organizimin e tryezës së partive politike.

“Po bëjmë përpjekje që të ndodhë një takim i të gjitha forcave politike për këtë çështje. Disa prej partive politike kanë dhënë pozicionet e tyre, sa i përket çështjes së presidentit, por ende nuk ka ndodhur një takim formal. Ne jemi duke u angazhuar që ky takim të ndodhë sa më shpejtë. Kryetari Mustafa po merret me këtë çështje” ka thënë Hoti.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti e presidentit, këtë post është duke e ushtruar kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

RAPORTO