Hoti për 2.1 milionëshin e vjedhur: Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar

21.01.2021

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vjedhjes së 2.1 milionë eurove ndërsa ai ishte nën udhëheqjen e qeverisë tashmë në detyrë. Në Rubikon të Klan Kosovës, Hoti, ka deklaruar se pjesa më e madhe e mjeteve të vjedhura, janë gjurmuar dhe janë bllokuar. ”Javëve të fundit […]

Hoti për 2.1 milionëshin e vjedhur: Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar Foto: Ilustrim

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vjedhjes së 2.1 milionë eurove ndërsa ai ishte nën udhëheqjen e qeverisë tashmë në detyrë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hoti, ka deklaruar se pjesa më e madhe e mjeteve të vjedhura, janë gjurmuar dhe janë bllokuar.

”Javëve të fundit kemi pasur edhe vjedhje të shumta të bankave, bankomateve. Krimi është mjaft i përhapur, nuk besoj që duhet ta interpretojmë në këtë frymë këtë rast”.

”Ka ndodhur një rast i krimit të organizuar, në Thesarin e Shtetit, dhe unë pres rezultatet t’i shohim së shpejti. Nuk më takon mua, as nuk mundem, por as nuk i di plotësisht ato që po bëhen në proces të hetimit”.

”Unë pres që të shohim rezultatet”.

Ku janë sot paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit? – A i janë kthyer ndonjë pjesë buxhetit të shtetit?

”Është çështje e Prokurorisë, nuk më lejohet dhe nuk i di. Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar”.

A do të kthehet ajo pjesë?

”Sigurisht, janë të bllokuara”, deklaroi Hoti.