Hoti kritikon Kurtin që nuk i bëri këto 5 veprime, e përmend edhe Trustin
Ka përmendur faktin që TVSH-ja është dyfishuar pas rritjes së çmimit të naftës. Po ashtu lista e mallrave shtesë nuk është ulur në 8 për qind, ka treguar Hoti. “Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë Hoti ndër tjerash. Ai përmendi edhe refuzimin e Qeverisë për tërheqjen […]
Ka përmendur faktin që TVSH-ja është dyfishuar pas rritjes së çmimit të naftës.
Po ashtu lista e mallrave shtesë nuk është ulur në 8 për qind, ka treguar Hoti.
“Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë Hoti ndër tjerash.
Ai përmendi edhe refuzimin e Qeverisë për tërheqjen e Trustit Pensional.
“Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik”, ka vazhduar ai.
“Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, përfundoi postimin Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Për shkak të zhvillime globale, Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera. Por kriza në Kosovë po thellohet. Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria:
- Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.
- Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.
- Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
- Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.
- Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.
Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi.