Hodhi ujë në drejtim të Kurtit, Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radoiçiqit dhe argatëve të tij

13.07.2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se reagimi i tij të enjten në Kuvend ka qenë kundër Milan Radoiçiqit dhe “argatëve të tij”. Në seancën e Kuvendit të enjten debati parlamentar ka eskaluar në përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit si dhe ministrave. E gjithë përleshja ka […]

Hodhi ujë në drejtim të Kurtit, Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radoiçiqit dhe argatëve të tij Foto: Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se reagimi i tij të enjten në Kuvend ka qenë kundër Milan Radoiçiqit dhe “argatëve të tij”.

Në seancën e Kuvendit të enjten debati parlamentar ka eskaluar në përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit si dhe ministrave.

E gjithë përleshja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti Lushtaku.

Ministri Hekuran Murati reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në rrahje.