“Hidroregjioni Jugor” thirrje për kursim të ujit të pijes, të përdoret për pije dhe nevoja higjienike – sanitare

11.08.2021

Përmes një komunikate, KRU ”Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka apeluar tek konsumatorët për shfrytëzim racional të ujit, pasi si pasojë e rritjes së temperaturave edhe keqpërdorimet janë rritur ndjeshëm. Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë thënë se pasiqë jemi në një gjendje thatësie me këto kushte atmosferike të temperaturave të larta, ju bëjmë thirrje të gjithëve […]

“Hidroregjioni Jugor” thirrje për kursim të ujit të pijes, të përdoret për pije dhe nevoja higjienike – sanitare Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate, KRU ”Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka apeluar tek konsumatorët për shfrytëzim racional të ujit, pasi si pasojë e rritjes së temperaturave edhe keqpërdorimet janë rritur ndjeshëm.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë thënë se pasiqë jemi në një gjendje thatësie me këto kushte atmosferike të temperaturave të larta, ju bëjmë thirrje të gjithëve që të kurseni ujin e pijes, të përdoret vetëm për pije dhe për nevoja higjienike – sanitare.

“Duke pasur parasysh se ne si Kompani Rajonale e Ujesjellësit “ Hidroregjioni Jugor “ sh. a – Prizren me njesite operuese: Suharekë, Malishevë dhe Dragash nuk kemi liqene akumuluese por kemi vetëm vendburime dhe kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë furnizimin tek të gjithë konsumatorët nëse ai keqpërdoret”, thuhet më tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Thirrje për mos keqpërdorim të ujit të pijes

Konsumator të nderuar, pasiqë jemi në një gjendje thatësie me këto kushte atmosferike të temperaturave të larta, ju bëjmë thirrje të gjithëve që të kurseni ujin e pijes, të përdoret vetëm për pije dhe për nevoja higjienike – sanitare. Duke pasur parasysh se ne si Kompani Rajonale e Ujesjellësit “ Hidroregjioni Jugor “ sh. a – Prizren me njesite operuese : Suharekë, Malishevë dhe Dragash nuk kemi liqene akumuluese por kemi vetëm vendburime dhe kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë furnizimin tek të gjithë konsumatorët nëse ai keqpërdoret.

Konsumator të nderuar, keqpërdorimi i ujit nga ana juaj shkakton mungesën e furnizimit me ujë nëpër shtëpitë tuaja, prandaj kursejeni atë që ta keni.

Gjithashtu apelojmë te të gjithë ju konsumator që të paguani faturat mujore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë mirëkuptim nga të dyja palët dhe ju të jeni të kënaqur me shërbimet tona.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Me respekt!
KRU “ Hidroregjioni Jugor” sh. a – Prizren