Heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë, Nemec tregon kur do të ketë votim
Raportuesi i Parlamentit Evropian për çështjen e heqjes së regjimit të vizave edhe për serbët e Kosovës të cilët janë të pajisur me pasaporta “koordinacija”, Matjaz Nemec, ka folur për atë se ku gjendet procesi dhe çfarë pritet të ndodh ditëve në vijim.
Foto: Ilustrim
Sipas Nemec, pritet që kjo çështje të marr epilog shpejt për shkak të kohës tepër të limituar si rezultat i zgjedhjeve në Bashkim Evropian që do të mbahen më 9 qershor.
Ai ka thënë se ka vullnet për miratimin e propozimit për heqje të vizave, megjithatë potencon se kjo varet edhe nga pozicioni i grupeve të tjera në Parlamentin Evropian.
Raporti fillimisht duhet të diskutohet brenda në Parlamentin Evropian më 12 mars, afati i fundit për paraqitjen e amendamenteve është 15 mars, ndërsa Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme do të votojë më 8 Prill.
“Ne morëm mbështetjen e të gjitha grupeve për ta bërë këtë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër dhe me shpejtësi të madhe, në mënyrë që të miratojmë propozimin në seancën e fundit të prillit. Shpresoj që në fund të prillit të marrim mbështetjen e nevojshme në Strasburg”, ka thënë Nemec në një intervistë për Kosovo Online.