Heqja e masave anti-COVID me ndikim pozitiv në ekonomi

  • 26.05.2021
Heqja e masave anti-COVID me ndikim pozitiv në ekonomi

Lirimi i masave anti-Covid do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Bardh Ahmetit.

 “Fatmirësisht shëndeti publik është duke u përmirësuar. Situata epidemiologjike në vendin tonë është drejt përmirësimit të theksuar prandaj lirimi i masave dhe lejimi i punës së gastronomisë me orar më të gjatë po edhe i pjesëve të tjera të gastronomisë do të ndikonte pozitivisht në ekonominë e vendit”, është shprehur ai.

Ahmeti ka thënë për Ekonomia Online se lirimi i masave do të ndikonte në një zinxhir të tërë ekonomik duke filluar prej gastronomisë, furnizimeve e kontratave.


“Kjo jo vetëm në krijimin e hapësirës për punë më të gjatë të gastronomisë mirëpo është një zinxhirë i tërë i ekonomisë, i furnizimeve, kontratave të tjera dhe ndërlidhjeve biznesore që janë me këtë sektor si dhe me sektorë të tjerë aktiviteti i të cilëve është reduktuar madje ka sektorë që ka tashmë 1 vit e gjysmë që nuk punojnë, janë të mbyllur në tërësi”, ka shtuar ai.

Për fund, Ahmeti ka theksuar se për sektorët si gastronomia është më me rëndësi lejimi i zhvillimit te veprimtarisë së tyre sesa ndonjë përkrahje financiare e mundshme nga Qeveria.

“Për këta sektorë është më e rëndësishme që të lejohen të punojnë sesa Qeveria t’u ndihmojë me pako dhe instrumente financiare”, ka përfunduar ai për EO.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka thënë se gjatë një takimi virutal, të mbajtur të mërkurën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është thënë se do të lehtësohen masat kundër pandemisë, përfshirë edhe heqjen e kufizimit të lëvizjes.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë