Haradinaj-Stublla: Kosova qëndron pranë SHBA-ve dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit

03.11.2020

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova dënon ashpër sulmet terroriste që mbrëmë kryen ekstremistët në Vjenë dhe i qëndron përkrah popullit mik austriak dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global. Ministrja, Haradinaj-Stublla përmes një komunikate për media ka thënë se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara […]

Haradinaj-Stublla: Kosova qëndron pranë SHBA-ve dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit Foto: Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova dënon ashpër sulmet terroriste që mbrëmë kryen ekstremistët në Vjenë dhe i qëndron përkrah popullit mik austriak dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global.

Ministrja, Haradinaj-Stublla përmes një komunikate për media ka thënë se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë, në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu, Haradinaj-Stublla u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Republika e Kosovës qëndron afër qytetarëve të Vjenës ku ndodhën sulme terroriste, duke ndjerë dhembjen dhe trishtimin e austriakëve. Kryerësit e këtyre akteve terroriste meritojnë dënimin më të lartë të mundshëm, ndërsa obligimi ynë i përbashkët është që t’i bashkojmë forcat të gjithë në luftën dhe çrrënjosjen e terrorizmit”.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar për një botë më të sigurt për të gjithë”.