Haradinaj: Salih Zyba i LVV-së ishte sekseri për vota të Presidentes

06.04.2021

Me 71 vota pro, të dielën Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit për një mandat 5 vjeçar. Por, sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj qeveria ka blerë votat e deputetëve. Këtë ai e ka thënë në Klan Kosova duke shtuar se është bërë edhe presion. “Pra ky ishte momenti i dytë […]

Haradinaj: Salih Zyba i LVV-së ishte sekseri për vota të Presidentes Foto: Ilustrim

Me 71 vota pro, të dielën Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit për një mandat 5 vjeçar.

Por, sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj qeveria ka blerë votat e deputetëve. Këtë ai e ka thënë në Klan Kosova duke shtuar se është bërë edhe presion.

“Pra ky ishte momenti i dytë që ishte zhgënjyes dhe tregon se kush janë këta njerëz. Momenti i fundit ishte blerja e votës për presidentin, pra jo marrëveshje politike me partitë, por blerja e votës. Dy nga ta ishin në dakordim me Listën Serbe për deputetin Hoxha dhe Gashi. Kjo është blerje dhe tregtim i votës” ka thënë ndër tjera Haradinaj.

Madje ai ka thënë se deputeti i LVV-së, Salih Zyba ishte sekser për vota dhe ka vizituar plot deputetë.

“Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë sekseri për vota. Ai ka vizituar plot deputetë për vota”.