Hapet afati për aplikim për Provimin e Jurisprudencës

07.05.2026

Është hapur afati për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, i cili do të mbahet më 13 dhe 14 qershor 2026.

Përmes një njoftimi zyrtar, janë ftuar të gjithë kandidatët e interesuar që të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për aplikim.

Afati për aplikim fillon më 7 maj 2026 dhe përfundon më 17 maj 2026.Institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se të gjitha informacionet shtesë lidhur me kriteret dhe procedurat e aplikimit mund të gjenden në vegëzën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë:

https://md.rks-gov.net/sherbimet-per-qytetaret /jurisprudenca/