Ministria e Haxhiut e konfirmon dështimin e kontratës për aparatet kundër zjarrit në IML

22.11.2023

Dje është shënuar incidenti i dytë i zjarrit brenda këtij viti në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, institucion ky që menaxhohet nga dikasteri i saj – nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni. Më […]

Ministria e Haxhiut e konfirmon dështimin e kontratës për aparatet kundër zjarrit në IML Foto: Ilustrim

Dje është shënuar incidenti i dytë i zjarrit brenda këtij viti në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, institucion ky që menaxhohet nga dikasteri i saj – nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni.

Më tej ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo ët konfirmohet nga ekspertët.

“…megjithatë edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit”. 

“Nga vlerësimet e djeshme po ashtu  edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Te dy incidentet kanë mundur të ndodhin për shkak të mungesës së aparaturave për shuarjen e zjarrit, kjo pasi – Ministria e Drejtësisë nuk ka arritur ta nënshkruajë kontratën për këto pajisje.

Të njëjtat kanë munguar edhe dje. Kështu ka konfimruar Ministria e Drejtësisë.

“Lidhur me aktivitetin e prokurimit Servisimi, mirëmbajtjen dhe furnizim me aparate kundër zjarrit, detektor tymi, hidrantë të ujit, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë e ka publikuar disa herë këtë aktivitet të prokurimit, por ka qenë e pamundur të lidhet kontrata për arsye se kemi pasur ankesa nga një operator ekonomik i cili i ështëdrejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)”, thuhet në përgjigjen e MD.

Kjo ministri sqaron se sa ankesa kanë marrë për kontratën në fjalë.

“Ankesa e parë është bërë më datën 07.07.2022, gjatë fazës së tenderimit dhe si pasojë e kësaj, ne kemi qenë të detyruar ta pezullojmë aktivitetin e prokurimit bazuar në nenin 108/A pika 2, të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 dhe nenit 6, të Rregullave për parashtrimin ankesave të miratuar nga KRPP-ja”.

Për pasojë kanë qenë të qenë të obliguar të anulojmë procedurën e prokurimit dhe të bëjmë përmirësimin e specifikave teknike.

“Pas pranimit të vendimit të OSHP-së, në këtë vit është formuar komisioni i hartimit të specifikave, i cili e ka bërë hartimin e specifikave teknike. Zyra e Prokurimit e ka përgatitur dhe dërguar për publikim njoftimin për kontratë me datën 30.03.2023”.

Ndërkohë, më datë 02.05.2023 MD ka pranuar përmes platformës elektronike E-prokurimi ankesën e operatorit ekonomik.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë pezullimin e aktivitetin të prokurimit bazuar në Neni 108/A pika 2, të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 dhe nenit 6 të Rregullave për parashtrimin ankesave të miratuar nga KRPP-ja”, vazhdon përgjigja e MD.

“Ankesa është adresuar në fazën e shpalljes së procedurës, e jo në fazën e përfundimit të aktivitetit. Si pasojë e kësaj nuk kemi pasur mundësi të bëjmë korrigjimin e procedurës, hapjen e ofertave dhe as të shtyjmë afatin e hapjes se ofertave”.

Për këtë çështje sot ka folur edhe e para e drejtësisë, Albulena Haxhiu. 

“Ne kemi pasur tre herë shpallje për këtë dhe ka pasur ankesa nga operatorët gjegjësisht sistemi pastaj pezullojnë çfarëdo procedure prandaj nuk ka mundur me u nënshkruar kontrata lënda është në OShP dhe nuk kemi mundur që ta bëjmë asnjë lëvizje sepse ju e dini që bëhet shkelje bëjnë shekeje zyrtaret përgjegjës të cilët nuk presin përfundimin pranë organit OShP-së, ne kemi kërkuar që të marrim informacione edhe të tjera në raport me shumë procedura  dhe çështje të tjera që ndërlidhen”.

“…tani për tani janë këto informacione që i kemi po iu siguroj që çfarëdo përpjekje që mund të këtë dikush për të dëmtuar institucionin kushdo që ka tendenca qellim të këqija do të dështoj nuk mund të jenë tendencat kriminale më të fuqishme se institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ajo para gazetarëve.