Hajdari: Do të rishikojmë Ligjin për Investime Strategjike dhe atë për Zonat Ekonomike

19.09.2021

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se deri në fund të vitit do të finalizojë 20 plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster. Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë Projektligji për Investime Strategjike, atë për Zonat Ekonomike, Konkurrencën, Turizmin dhe Projektligji për Inspektoratin. Hajdari thotë se do të rishikojnë gjithçka, […]

Hajdari: Do të rishikojmë Ligjin për Investime Strategjike dhe atë për Zonat Ekonomike Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se deri në fund të vitit do të finalizojë 20 plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster.

Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë Projektligji për Investime Strategjike, atë për Zonat Ekonomike, Konkurrencën, Turizmin dhe Projektligji për Inspektoratin.

Hajdari thotë se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse, e jofavorizuese, shkruan Telegrafi.

“Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të Programit Qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale edhe për eksport dhe për të përmirësuar programin tregtar. Kemi edhe shumë programe të tjera, sidomos në rishikim të ligjeve të cilat janë afërsisht 20 që po i rishikojmë këtë vit. Kemi finalizuar për tregtinë e jashtme, ligjin për metalet e çmuara janë në Kuvend. Ligji tani për Konkurrencën tani do të paraqitet në Qeveri, Ligji për Turizmin që e përmenda, por edhe ligjet për brendësinë industriale që janë gjithsej pesë ligje. Ligji për Inspektoratin që është finalizuar, aty do të jetë një koordinim i gjithëmbarshëm në nivel vendi për inspektoratin. Këto janë disa nga ligjet, kemi edhe disa ligje të tjera që janë në rishikim, si ai për Investime Strategjike, Ligji për Investimet e Huaja, Ligji për Zonat Ekonomike. E gjithë kjo për sjell sa më shumë investime në Kosovë, por me barazi dhe gjithëpërfshirje, jo me favore dhe devijime siç kanë qenë ligjet në të kaluarën. Ne do rishikojmë gjithçka, pasi ne dëshirojmë të kemi qasje gjithëpërfshirëse sa i përket trajtimit të investimeve, e jo qasje favorizuese, disa po e të tjerë jo”, thotë Hajdari.