Guvernatori i BQK-së: Diaspora i siguron buxhet të dytë Kosovës

06.01.2021

Pandemia COVID-19 e “bllokoi” të gjithë botën, kështu duke rritur numrin e papunësisë, por pavarësisht kësaj diaspora e Kosovës ka vazhduar të dërgoj para në vendlindje. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se ardhja e mërgimtarëve në shtetin e Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për Kosovën. […]

Guvernatori i BQK-së: Diaspora i siguron buxhet të dytë Kosovës Foto: Ilustrim

Pandemia COVID-19 e “bllokoi” të gjithë botën, kështu duke rritur numrin e papunësisë, por pavarësisht kësaj diaspora e Kosovës ka vazhduar të dërgoj para në vendlindje.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se ardhja e mërgimtarëve në shtetin e Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për Kosovën.

Vetëm për muajin nëntor diaspora ka dërguar rreth 14 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kjo i bie më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

Sipas Mehmetit në krahasim me vitin 2019, shpenzimet nga mërgimtarët janë ulur për rreth 60%, por janë rritur remitencat nga ta, ku deri në tetor të vitit 2020 kanë sjellur në vend 830 milionë euro. Këto komente guvernatori i BQK-së i bëri në një intervistë në RTV Dukagjini.

“Mos ardhja e diasporës i ka ulur të hyrat jo-rezidente për 60% në krahasim me vitin e kaluar që kanë  qenë 1.1 miliardë të cilat realizohen nga diaspora. Ndërsa  deri në tetor të 2020, kemi regjistruar 470 milionë euro të hyra jo-rezidente. Remintencat kanë ndikuar në zbutjen e krizës që ka shkaktuar pandemia, të cilat kanë shënuar në të dhënat e nëntor 830 milionë euro janë të hyrat prej remitencat. Kemi një rritje të remitencave me një rritje prej 14% krahasim me një vit më herët. Një buxhet komplet i Kosovës na vjen nga diaspora gjatë një viti”, tha ai.

Po ashtu Mehmeti ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, Kosova ka pësuar ulje të ekonomisë prej 7.2%.