PDK reagon pas shtyrjes së aktgjykimit: “Gjykata Speciale po e thellon padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së”

01.07.2026

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shtyrjes së radhës së shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

PDK reagon pas shtyrjes së aktgjykimit: “Gjykata Speciale po e thellon padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së” Foto: Ilustrim

Në një komunikatë për media, PDK ka shprehur pakënaqësi duke thënë se pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi disa vjeçar gjyqësor, shtyrjet e vazhdueshme nuk mund të konsiderohen më si vonesa procedurale, por si zvarritje që, sipas saj, cenon besimin në drejtësi.

Sipas PDK-së, aktgjykimi duhet të bazohet vetëm në ligj, në faktet e dëshmuara gjatë procesit dhe në standardet më të larta të drejtësisë.

Partia ka ritheksuar qëndrimin e saj se lufta e UÇK-së ishte një luftë çlirimtare për lirinë e Kosovës dhe ka kërkuar që procesi të përfundojë sa më shpejt, duke shprehur pritjen që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen pranë familjeve të tyre.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More