“Grevat e punëtorëve shëndetësorë nuk janë të ligjshme”

04.01.2022

Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, ka publikuar një përgjigje nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti lidhur me grevat në sektorin e shëndetësisë. Ai njofton se nga zyra i thanë se grevat në sektorin e shëndetësisë nuk janë të ligjshme, raporton Indeksonline. Sipas tij, me këtë çështje […]

“Grevat e punëtorëve shëndetësorë nuk janë të ligjshme” Foto: Ilustrim

Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, ka publikuar një përgjigje nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti lidhur me grevat në sektorin e shëndetësisë.

Ai njofton se nga zyra i thanë se grevat në sektorin e shëndetësisë nuk janë të ligjshme, raporton Indeksonline.

Sipas tij, me këtë çështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë, teksa u ka kërkuar punëtorëve shëndetësorë që të kërkojnë rritje të pagave, por që të mos i përdorin pacientët në këto raste.

Shkrimi i tij i plotë:

Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dijm se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përgjigjeja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë!

Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë!

Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies!