Grabitje me dhunë në Prishtinë, lidhën viktimën me kabllo, morën para dhe kamerë

06.06.2025

Një grabitje e dhunshme ka ndodhur të enjten në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detajet e rastit që ndodhi rreth orës 02:00.

Ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se persona të dyshuar e kishin kërcënuar me armë, e kishin lidhur me një kabllo rryme dhe më pas kishin grabitur 150 euro para të gatshme dhe një kamerë.

Rasti është aktualisht nën hetime nga autoritetet kompetente.