Kurti për bazën e Wizz Air në Prishtinë: Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë adresë për kompanitë ndërkombëtare

22.07.2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e kompanisë ajrore Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, së bashku me një avion të ri Airbus A321neo me kapacitet prej 239 ulësesh.

Kurti për bazën e Wizz Air në Prishtinë: Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë adresë për kompanitë ndërkombëtare Foto: Ilustrim

Në një postim në Facebook, Kurti tha se ky zhvillim përbën një lajm të mirë për Kosovën dhe dëshmon, sipas tij, se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë adresë për kompanitë ndërkombëtare.

Ai theksoi se shtimi i linjave ajrore është çështje strategjike, pasi zhvillime të tilla kontribuojnë në fuqizimin ekonomik dhe infrastrukturor, lehtësojnë lëvizjen dhe krijojnë mundësi për lidhje të reja mes Kosovës dhe Evropës, si dhe afrojnë mërgatën me vendlindjen.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More