Nis shqyrtimi gjyqësor për rastin “Banjska”, lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të akuzuarit e tjerë

17.04.2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, sot ka filluar shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska”.

Nis shqyrtimi gjyqësor për rastin “Banjska”, lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të akuzuarit e tjerë

Në bankën e të akuzuarve janë ulur B.S., V.T. dhe D.M., të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me aktakuzën PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024.

Sipas aktakuzës, të tre të pandehurit ngarkohen me veprën penale të “Kryerjes së veprës terroriste”, e sanksionuar nga neni 129 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1, pikat 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.10 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr.06/L-074. Gjithashtu, ata akuzohen edhe për veprën penale të “Veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, e sanksionuar nga neni 126 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 118 të po të njëjtit Kod Penal.

Megjithatë, procesi gjyqësor ka nisur në mungesë të një numri të madh të të akuzuarve të tjerë. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së dyzet e dy (42) të pandehurve të tjerë, të cilët gjithashtu akuzohen me të njëjtën aktakuzë të Prokurorisë Speciale.

Autoritetet kosovare presin ndalimin dhe ekstradimin e këtyre 42 personave me qëllim të zhvillimit të procedurës penale edhe ndaj tyre. Detaje të tjera nga seanca e parë gjyqësore pritet të bëhen të ditura gjatë ditës.

Etiketat

Ofertat e fundit