Gjobitet shoferi, voziti mbi 100 km në orë më shpejtë se që ishte e lejuar (FOTO)

22.01.2022

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta identifikojnë shoferin që në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h e drejtoi automjetin hiç më pak se në 184 km/h. Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me gjobë prej 300 euro, i është ndaluar drejtimi i mjetit […]

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur ta identifikojnë shoferin që në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h e drejtoi automjetin hiç më pak se në 184 km/h.

Policia ka bërë të ditur se shoferi është gjobitur me gjobë prej 300 euro, i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 3 muaj dhe 3 pikë negative.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 184 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.