Gjermania së shpejti pritet t’i njeh patentë-shoferët e Kosovës

26.04.2021

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka takuar sot drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke. Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. “Ambasadori Cufaj falënderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman […]

Gjermania së shpejti pritet t’i njeh patentë-shoferët e Kosovës Foto: Ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka takuar sot drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke.

Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ambasadori Cufaj falënderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njëjta të përmbyllet sa më parë’, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Njoftimi i plotë:

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj priti sot në një takim pune Drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, z. Guido Zielke. Në këtë takim, Z. Zielke e informoi Ambasadorin Cufaj për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë.

Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë.