Tragjedi në Gjermani: Tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt humbin jetën në aksident trafiku

06.08.2026

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Tragjedi në Gjermani: Tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt humbin jetën në aksident trafiku Foto: Ilustrim

Sipas njoftimeve të publikuara nga familjarë dhe bashkëvendës në rrjetet sociale, viktimat janë T.A., G.A. dhe L.A., të gjithë nga fshati Komogllavë i Ferizajt.

Në njoftimet e familjarëve thuhet se aksidenti ka ndodhur gjatë rrugës së kthimit për në Gjermani, ndërsa janë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe gjithë komunitetin e Komogllavës.

Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar informacione zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit apo shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Ngjarja ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit e viktimave, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e tre mërgimtarëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More