Gjatë shkurtit 2023 në hotelet e Prizrenit kanë qëndruar mbi 7 mijë vizitor, afër 5 mijë ishin të huaj

11.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për shkurt 2023. Në shkurt 2023 (M2 2023) pjesë e anketës ishin 184 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Në Shkurt 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 37,376  prej tyre 47.23%  janë vendor dhe 52.77%  janë të jashtëm, […]

Gjatë shkurtit 2023 në hotelet e Prizrenit kanë qëndruar mbi 7 mijë vizitor, afër 5 mijë ishin të huaj Foto: Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për shkurt 2023.

Në shkurt 2023 (M2 2023) pjesë e anketës ishin 184 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Në Shkurt 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 37,376  prej tyre 47.23%  janë vendor dhe 52.77%  janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 81.349 prej tyre 56.35%  nga vendorët dhe 43.65%  nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 12,427 vizitor, ndërsa numrin më të madh të  net-qëndrimi e ka regjioni i Pejës me 38,333  net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj  e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania etj.

Sipas raportit të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit shkurt 2023 në hotelet e Qytetit të Prizrenit kanë qëndruar gjithsej 7.752 vizitor, prej tyre 2.926 vendor dhe 4.825 të huaj.