8 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë
IKSHPK sapo ka publikuar raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19 në Kosovë, ku sipas këtij raporti numri i rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjeve nga COVID-19 ende është për tu shqetësuar. Sipas raportit numri i rasteve që kanë përfunduar me vdekje nga COVID-19 është i lart, ku vetëm brenda 24 ore janë shënuar 8 […]
IKSHPK sapo ka publikuar raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19 në Kosovë, ku sipas këtij raporti numri i rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjeve nga COVID-19 ende është për tu shqetësuar.
Sipas raportit numri i rasteve që kanë përfunduar me vdekje nga COVID-19 është i lart, ku vetëm brenda 24 ore janë shënuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 deri më sot në Kosovë kanë humbur betejën me virusin Korona 533 persona.