S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë, MSh thotë se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive

  • 13.08.2022
S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë, MSh thotë se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive

Medikamentet për COVID-19 janë shituar me çmime të ndryshme, ku vetëm Remdesivir-i është blerë deri në 800 euro.

Shpenzimet e parave të pacientëve gjatë pandemisë me COVID-19 po kërkohet të rimbursohen mjetet nga Ministria e Shëndetësisë, por nga kjo ministri kanë deklaruar se nuk ka skemë për rimbursim të terapive.


Në kohën kur institucionet shëndetësore po përballeshin me vlugun e rasteve të infektimit me coronavirus, Remdesiviri nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj tregon se sa kanë qenë shifrat, që pacientët janë detyruar të blejnë këtë medikament për trajtimin e COVID-19, shkruan KosovaPress.

“Në fillim kur është rekomanduar Remdesiviri që të përdoret, ai bar nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës. Është dashur të sigurohet me rrugë të ndryshme prej jashtë. Nuk ka qenë as në listën e barnave të cilat ne i kemi në qarkullim në Kosovë, kështu që është siguruar përmes rrugëve të ndryshme. Vërtetë atëherë çmimi ka qenë i lartë dhe është shkuar diku deri në 800 euro. Pastaj dikur ka filluar të bie deri në 75 euro, sa ka qenë herën e fundit”, deklaron Dreshaj.

Dy vjet pas përhapjes së rasteve të para me këtë virus, infektologu Shemsedin Dreshaj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të gjejë mekanizma për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të gjejë mekanizma, do të duhej të gjej rrugën dhe metodën se si këto familje t’i kompensojë të cilat vërtetë kanë pasur një kosto të madhe të trajtimit ose një kosto të shtrenjtë të trajtimit të pandemisë. Fatkeqësisht një pjesë e këtyre familjeve i kanë humb edhe familjarët. Pra, definitivisht mendoj që në këto aspekte ne duhet të veprojmë ashtu siç kanë vepruar edhe shtetet e perëndimit. Pra, sado pak ta lehtësojmë edhe gjepin e familjes, në veçanti në këtë periudhë të krizës, në të cilën jemi sot”, shton Dreshaj.

Pacientët e infektuar kanë shpenzuar me qindra euro për trajtim. Një gjë e tillë konfirmohet edhe në hulumtimin për koston mesatare të shpenzimeve nga pacientët e infektuar nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve. Kryetari Besim Kodra thotë se kanë pasur ankesa që nga fillimi i pandemisë që barnat po shiten me çmime të larta.

“Kemi marrë shuma të ndryshme, dikush nuk ka shpenzuar asgjë deri në shtatë mijë euro. Dhe kemi nxjerrë një shumë mesatare që na ka dalë 426 euro për secilin pacient të prekur me COVID-19. Këtu kanë hyrë barnat, kanë hyrë incizimet që është dashur pacientët t’i bëjnë jashtë dhe shumë pengesa të tjera që ata i kanë pasur për të marrë shërbime shëndetësore për rikthimin e shëndetit nga COVID”, tregon Kodra.

Sipas tij, pacientët janë ballafaquar edhe me korrupsion.

“Te kosto e trajtimit të pacientëve hyjnë edhe 15 për qind e të anketuarve që kanë thënë se është dashur të japin para për të marrë shërbim shëndetësor. Pra, pandeminë nëse nuk e shfrytëzojmë si mësim, ajo prapë do të na përsëritet dhe do të na godet më shumë. Ne duhet të krijojmë mekanizma që të përballemi me çdo rrezik shëndetësor që në vazhdimësi janë në rritje. Nëse nuk ka pasur barna, pacientët duhet që të kompensohen për dëmin që kanë pësuar nga mungesa e furnizimit me barna. Për ato barna që shteti e ka obligim të sigurojë nga lista esenciale, nuk i ka siguruar”, shprehet Kodra për KosovaPress.

Edhe Kodra kërkon që të krijohet një mekanizëm për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara nga pacientët.

Megjithatë, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim, kanë theksuar se në mungesë të sigurimeve shëndetësore, nuk mund të ketë skemë të rimbursimit të terapive.

“Në mungesë të sigurimeve shëndetësore publike, nuk ka skemë të rimbursimit të terapive, të cilat pacientët i blejnë individualisht! Terapitë për COVID-19, janë siguruar nga MSH dhe SHSKUK, dhe përmes donacioneve, ku çdo terapi i është ofruar pacientëve!”, thuhet në këtë përgjigje.

Përdorimi i Remdesivir për trajtimin e pacientëve me COVID-19, u rekomandua përmes udhërrëfyesit Klinik për Menaxhimin dhe Trajtimin e COVID-19.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë