363 raste aktive me COVID-19

10.05.2022

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 363 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 29 qytetarë. Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645. Në 24 orët e fundit janë […]

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 363 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 29 qytetarë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës. Deri më sot 822.330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.996 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.