Gjatë 2020’s shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 25.9%

09.07.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2020. Dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune ku përfshihet mosha 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.3%, thotë një rezultat i […]

Gjatë 2020’s shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 25.9%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2020.

Dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune ku përfshihet mosha 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.3%, thotë një rezultat i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës mbi fuqinë punëtore për vitin 2020.

Sipas këtyre rezultateve shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2020 është 28.4%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 42.8%, ndërsa punësimi te femrat është 14.1%.

“Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 52.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 44.1%. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.0%; prodhimi me 11.8%; ndërtimtaria me 11.1%; dhe arsimi me 10.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim” thotë ky raport.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata sipas ASK-së del se 42.3% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.7% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në vitin 2020, shkalla e papunësisë ishte 25.9%.

Papunësia më e theksuar ishte te femrat me 32.3%, krahasuar me meshkujt, 23.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 49.1%.

Në vitin 2020, sipas këtij raporti fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.7%, me fokus të veçantë te femrat me 79.2 %, krahasuar me meshkujt, 44.0%.

Etiketat