Gastronomët takohen me u.d ministren e Shëndetësisë: Masat pritet të lirohen shpejt!

20.10.2021

Në njoftimin zyrtar, gastronomët thonë se masat do të lirohen gradualisht, por nëse kjo nuk ndodhë në dy ditët e ardhshme, ata do të mblidhen të shtunën për të shqyrtuar protestën.  “Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në […]

Gastronomët takohen me u.d ministren e Shëndetësisë: Masat pritet të lirohen shpejt! Foto: Ilustrim

Në njoftimin zyrtar, gastronomët thonë se masat do të lirohen gradualisht, por nëse kjo nuk ndodhë në dy ditët e ardhshme, ata do të mblidhen të shtunën për të shqyrtuar protestën. 

“Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi.

Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani.

Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë.

Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë” thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve.