Nga sot lejohen dasmat, klubet e natës – subjektet të obliguara për caktim të personit përgjegjës për kontrollim të dëshmive anti-COVID

07.03.2022

Me lehtësimin e masave ndër tjerash është larguar edhe orës policore. Po ashtu, nga sot, me datë 7 mars 2022, me lehtësimin e masave anti-COVID lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50 për qind (%) të kapaciteteve, në të […]

Nga sot lejohen dasmat, klubet e natës – subjektet të obliguara për caktim të personit përgjegjës për kontrollim të dëshmive anti-COVID Foto: Ilustrim

Me lehtësimin e masave ndër tjerash është larguar edhe orës policore.

Po ashtu, nga sot, me datë 7 mars 2022, me lehtësimin e masave anti-COVID lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50 për qind (%) të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale.

Subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri.

“Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind të kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendimin e Qeverisë.