Gastronomët po diskutojnë me MSH-në për lejimin e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës
Përmes një njoftimi në Facebook, gastronomet thonë se kanë pasur konsultime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas tyre nesër pritet të ndodh lehtësimi i masave dhe heqja e orës policore. “Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të […]
Përmes një njoftimi në Facebook, gastronomet thonë se kanë pasur konsultime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas tyre nesër pritet të ndodh lehtësimi i masave dhe heqja e orës policore.
“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër”.
Gastronomet thonë se po shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së klubeve të natës dhe lejimit të ahengjeve.
“Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkërisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e klubeve të natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet tutje në njoftim.