Gastronomët e pyesin Qeverinë e Kosovës: E tash, kush i ka fajet?

Çdo ditë e më shumë po rriten rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm sot u konfirmuan edhe 2 mijë e 708 raste të reja pozitive me këtë virus, ndërkaq pas kësaj rritje enorme, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka pyetur Qeverinë e Kosovës se kush është fajtori për një rritje të tillë të të infektuarve.

Gastronomët e pyesin Qeverinë e Kosovës: E tash, kush i ka fajet?

Përmes një reagimi, Kllokoqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të diskutojnë edhe me njohës të fushave të ndryshme para se të mirret ndonjë vendim për masa të reja.

“E tash, kush i ka fajet? Me keqardhje po e shohim situatën me numrin e rritjeve te rasteve edhe në vendin tonë. Sa herë kemi pas rritje të tillë, gjithmonë gishti është drejtuar te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia në përgjithësi. Po tash që dasmat e klubet nuk kanë punuar dhe gastronomia ka funksionuar me kufizime e masa nga më të rreptat në rajon dhe çdo ditë shumica e bareve janë dënuar, a thua kush i ka fajet?”, ka reaguar Kllokoqi.


Ai shton se duhet të merren shembull vendet e rajonit para se të vendosen masa të reja.

“Ndaluni dhe mendoni pak para se të merrni vendime e masa të reja. Diskutoni me njohës të fushave të ndryshme. Merrni shembull vendet e ndryshme në rajon e gjithandej botës. Nuk është në rregull që kufijtë të jenë të hapur për të pavaksinuarit, të mos ketë dallime në mes të bizneseve që janë të fiskalizuara dhe atyre që funksionojnë në mënyrë informale, të mos ketë dallime mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarëve dhe në fund gjithmonë të jetë kurban gastronomia”, ka shtuar ai. 

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës