Gastronomët distancohen nga protesta e sotme

13.11.2020

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës janë distancuar nga protesta gjithëpopullore kundër masave të reja anti-COVID që do të mbahet në ora 11:00. Ata njoftojnë se do të mbesin të distancuar nga kjo protestë dhe nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë, të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin pandemisë COVID-19. […]

Gastronomët distancohen nga protesta e sotme Foto: Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës janë distancuar nga protesta gjithëpopullore kundër masave të reja anti-COVID që do të mbahet në ora 11:00.

Ata njoftojnë se do të mbesin të distancuar nga kjo protestë dhe nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë, të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin pandemisë COVID-19.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit.Jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Gjithnjë jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë. Mbajeni maskën, mbajeni distancën”