​Fuqizimi i Kosovës në skenën ndërkombëtare, Osmani priti delegacionin nga Arabia Saudite

23.05.2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

​Fuqizimi i Kosovës në skenën ndërkombëtare, Osmani priti delegacionin nga Arabia Saudite Foto: Ilustrim

Gjatë takimit, presidentja i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës.

Delegacioni parlamentar ofroi mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë.