Fuqizimi i grave në ekonomi dhe lidership mbetet sfidë

07.04.2023

Në konferencën “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla u shpreh se duhet krijuar mjedisin e duhur për gratë. Ministrja ka thënë se në vitin 2021 dhe 2022 kanë dhënë edhe bursa për gratë që kanë dashur të studiojnë. “Në vitin 2021 dhe 2022 dhe dhënë bursa për gra që […]

Fuqizimi i grave në ekonomi dhe lidership mbetet sfidë Foto: Ilustrim

Në konferencën “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla u shpreh se duhet krijuar mjedisin e duhur për gratë.

Ministrja ka thënë se në vitin 2021 dhe 2022 kanë dhënë edhe bursa për gratë që kanë dashur të studiojnë.

“Në vitin 2021 dhe 2022 dhe dhënë bursa për gra që kanë dashur të studiojnë në profesione të ndryshme, dhe vajza dhe gra kanë marrë këto bursa. Në dy vitet e ardhshme do të kemi më shumë gra në fusha ekonomike. Në vitin  2015, Kosova ka kaluar në ligjin gjithëpërfshirës për gjininë, që synon të tejkalojë të gjitha dallimet për gjini”, potencoi ajo.

Gërvalla gjatë konferencës tha se “jo vetëm Qeveria por edhe shoqëria civile dhe të gjithë duhet të fokusohen më shumë në mjedisin e duhur për gratë”.

“Fokusi ynë është të gratë dhe të te rinjtë. Ka ende sfida në fuqizimin e ekonomik të grave. Duhet mundësuar mjedis të duhur për gratë në ekonomi dhe lidership”.