FSK pranon donacion autoblinda amerikane – Ministria e Mbrojtjes konfirmon dërgesën

14.07.2025

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar disa autoblinda të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi, e cila theksoi se pajisjet janë pjesë e një marrëveshjeje bilaterale të miratuar më herët mes dy shteteve.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i SHBA-së, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve”, deklaroi Gashi.

Kjo dërgesë përforcon më tej kapacitetet operacionale të FSK-së dhe pasqyron bashkëpunimin e vazhdueshëm strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.