[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, akuzohet për vjedhje të rëndë

28.12.2021

Personi i kërkuar është: Fiton Spahiu, i lindur më: 01/07/1994 , në Gjilan. “I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës se lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan: Vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të  tjera penale”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia e Kosovës […]

[FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, akuzohet për vjedhje të rëndë Foto: Ilustrim

Personi i kërkuar është: Fiton Spahiu, i lindur më: 01/07/1994 , në Gjilan.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës se lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan:

Vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të  tjera penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192  (pa pagesë), 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan, E-mail adresa: info@kosovopolice.com