Fluksi në kufi: Deri në 90 minuta pritje në dalje nga Kosova në Merdarë
Qarkullimi në shumicën e pikave kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, megjithatë disa prej tyre regjistrojnë vonesa të theksuara, sidomos në dalje nga vendi.
Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pritjet në dalje arrijnë deri në 90 minuta, me kolonë rreth 600 metra, ndërsa në hyrje pritjet janë rreth 20 minuta me kolonë 50 metra.
Edhe në Merdarë situata është e ngarkuar, me pritje në dalje nga 70 deri në 90 minuta dhe kolonë 800 metra, ndërsa në hyrje pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta pa kolona të raportuara.
Në Jarinje, pritjet në dalje variojnë nga 30 deri në 40 minuta, me kolonë 800 metra, ndërsa në hyrje situata është më e qetë me pritje vetëm 3 deri në 5 minuta.
Pikat kufitare të tjera, si Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, paraqesin situatë të qetë, me pritje nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të raportuara.
Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të informohen përpara nisjes dhe të planifikojnë kohën e udhëtimit, për të shmangur vonesat e mundshme në pikat më të ngarkuara.