Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje mbi dy orë për hyrje në vend

25.07.2025

Me afrimin e muajit gusht dhe kulmit të sezonit të pushimeve, pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që po kthehen në vendlindje.


Kjo situatë po shkakton pritje të gjata, sidomos në hyrje.

Sipas njoftimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ora 20:00, disa pika kufitare janë veçanërisht të ngarkuara. Pika kufitare e Dheut të Bardhë ka regjistruar pritjet më të mëdha, duke arritur deri në 140 minuta pritje për hyrje. E ndjekur nga Jarinje me 90 minuta pritje.

Ndërsa në Merdarë, pritjet në hyrje janë më të shkurtra, rreth 15 minuta.