Finalizohet projektligji për deklarimin dhe kontrollimin e pasurisë së zyrtarëve shtetëror

11.02.2021

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar për finalizimin e projektligjit për deklarimin e pasurisë, i cili parasheh kontroll të pasurisë tek zyrtarët, duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj. Selimi përmes një njoftimi ka thënë se ky projekt është etapë e re në luftën antikorrupsion, shkruan SuharekaOnline. Ai tutje ka thënë […]

Finalizohet projektligji për deklarimin dhe kontrollimin e pasurisë së zyrtarëve shtetëror Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar për finalizimin e projektligjit për deklarimin e pasurisë, i cili parasheh kontroll të pasurisë tek zyrtarët, duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj.

Selimi përmes një njoftimi ka thënë se ky projekt është etapë e re në luftën antikorrupsion, shkruan SuharekaOnline.

Ai tutje ka thënë se përmes këtij projekligji, ndër të tjera, do të zgjerohet kategoria e zyrtarëve të cilët do të deklarojnë pasurinë.

Gjithashtu ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se dhuratat e pranuara nga zyrtarët e shtetit do t’i takojnë shtetit dhe jo zyrtarit.

Njoftimi i plotë:

Etapë e re në luftën antikorrupsion – finalizohet projektligji për deklarimin e pasurisë, kontrollë mbi pasurimin e zyrtarëve shtetëror.

Inkurajuese që grupi punues i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë po vijojnë punën me përkushtim të lartë drejt përfundimit të projektligjit për deklarimin e pasurisë, me finalizimin e cilit përmbyllet reforma e pakos legjislative kundër korrupsionit.

Përmes këtij projekligji, ndër të tjera, do të zgjerohet kategoria e zyrtarëve të cilët do të deklarojnë pasurinë, me theks tek sektorët që janë të ndjeshëm dhe ku ka hapësirë për abuzim me paranë publike.

Për herë të parë krijohet baza ligjore për deklarim online të pasurisë, ku do të sigurohet transparencë më e madhe, dhe rrjedhimisht do të krijohen kushtet për përcjelljen e lëvizjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë ndër vite. Po ashtu do të parashihet edhe kontroll i pasurisë duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj.

Edhe regjimi i menaxhimit të dhuratave, do të zhvendoset në një nivel më të lartë.

Dhuratat e pranuara nga zyrtarët e shtetit do t’i takojnë shtetit – e jo zyrtarit.