Fillon punën Gjykata Komerciale

03.08.2022

Gjykata Komerciale do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv në vendin tonë dhe njëkohësisht do të krijojë një platformë të dobishme për tërheqjen e investimeve të jashtme, duke na bërë seriozë dhe të përkushtuar për drejtësi, e cila është parakusht për zhvillim ekonomik. Për një kohë të gjatë, sektori privat është ballafaquar me sfida që […]

Fillon punën Gjykata Komerciale Foto: Ilustrim

Gjykata Komerciale do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv në vendin tonë dhe njëkohësisht do të krijojë një platformë të dobishme për tërheqjen e investimeve të jashtme, duke na bërë seriozë dhe të përkushtuar për drejtësi, e cila është parakusht për zhvillim ekonomik.

Për një kohë të gjatë, sektori privat është ballafaquar me sfida që kanë frenuar bizneset e tyre për shkak të mungesës së efikasitetit gjyqësor, procedurave të stërzgjatura për zgjidhjen e rasteve, ekspertizave profesionalisht jo të kënaqshme apo numrit të vogël të gjyqtarëve. Vetëm për tri vite (2018, 2019 dhe 2020), në Departamentin për Çështje Ekonomike janë hapur 2260 konteste mes bizneseve, nga të cilat 15 raste kanë vlerë mbi 1 milionë euro secila.

Themelimi i Gjykatës Komerciale siguron përmirësim rrënjësor të gjendjes momentale, e cila do të lehtësohet përmes aktgjykimeve meritore për zgjidhje përfundimtare të rasteve nga gjyqtarët, numri i të cilëve do të rritet konsiderueshëm, nga vetëm 5 sa kanë qenë deri tash.

Vetëm në fillim, mijëra raste do të jenë subjekt shqyrtimi i kësaj Gjykate, që do të ketë juridiksion edhe për rastet përmbarimore, me pritje për zgjidhje të afërsisht 500 rasteve në vit të kësaj natyre.

Themelimi i Gjykatës Komerciale është një garanci tjetër për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një ambienti shumë më të përshtatshëm për investitorët e jashtëm.