FFK njofton datat e nisjes së edicionit të ri në Superligë, Ligë të Parë dhe Ligën U21

05.07.2023

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mbajti të martën mbrëma mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi dhe mori disa vendime në lidhje me edicionin e ri të garave. Në mbledhjen e mbajtur, KE bëri një rezyme për përfundimit të garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë […]

FFK njofton datat e nisjes së edicionit të ri në Superligë, Ligë të Parë dhe Ligën U21 Foto: Ilustrim

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mbajti të martën mbrëma mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi dhe mori disa vendime në lidhje me edicionin e ri të garave.

Në mbledhjen e mbajtur, KE bëri një rezyme për përfundimit të garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat ishin zhvilluar sipas dinamikës së paraparë e që reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportivë.

KE uroi ekipet që arritën të kalojnë një rang më të lartë të garave, ndërsa atyre që u larguan nga ligat u dëshiroi suksese në të ardhmen.

KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht.

Njëkohësisht, FFK ka njoftuar se garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më datë 12 gusht.

KE miratoi edhe Rregulloret e garave në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024.

KE shqyrtoi edhe Kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.