Festa e Bajramit, deri në mesnatë nga Zvicra në Kosovë arrijnë 15 aeroplanë

12.05.2021

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Sipas përditësimit të fundit nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë janë larguar disa shtete ku bënë pjesë edhe Kosova. Kosova, Armenia, Austria, Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Çekia, Greqia, Italia, Jordania, Lebanoni, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, […]

Foto: Ilustrim

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës.

Sipas përditësimit të fundit nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë janë larguar disa shtete ku bënë pjesë edhe Kosova.

Kosova, Armenia, Austria, Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Çekia, Greqia, Italia, Jordania, Lebanoni, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, San Marino, Ukraina.

Paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi.

Lajmi për heqjen e Kosovës nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë ka ndryshuar planet e diasporës kosovare që jetojnë në shtetin e Zvicrës.

Në këto ditët e fundit janë bërë shumë rezervime për fluturime nga Zvicra në Kosovë.

Deri në mesnatë vetëm nga Zvicra në Prishtinë pritet që të arrijnë  15 aeroplanë.

Po ashtu edhe sot deri në ora 10:00 në vendin tonë kanë arritur tre aeroplanë me udhëtarë nga shteti i Zvicrës.

KËTU mund t’i gjeni detajet për kohën e arritjes së këtyre aeroplanëve në Kosovë.