Faturat e rrymës mund t’i paguani tash edhe përmes e-Kosova, KESCO jep detaje

04.05.2024

Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund të shikojnë edhe borxhin.

Faturat e rrymës mund t’i paguani tash edhe përmes e-Kosova, KESCO jep detaje Foto: Ilustrim

KESCO ka shpjeguar se si mund të realizohet kjo pagesë.

Vlenë të theksohet që për ta realizuar pagesën e energjisë elektrike në eKosova, secili konsumatorë fillimisht duhet ta përzgjedhë distriktin, varësisht regjionit dhe më pas ta shkruajnë edhe shifrën e konsumatorit e cila është e veçantë dhe individuale për secilin. Psh: DPR 1234. Pavarësisht se në cilën bankë jeni klient, mjafton të keni një kartelë VISA ose MasterCard, për të vazhduar me hapat që u kërkohen për t’a kryer pagesën. Banka që ju shfaqet gjatë kryerjes së pagesës është vetëm ndërmjetësues, dhe transaksioni juaj realizohet në kohë reale, pa tarifë shtesë”, thuhet në njoftim.

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/316