Erërat e fuqishme, KEDS: Qytetarët të jenë të kujdesshëm nëse shohin avari në rrjet

05.08.2021

Në vendin tonë kanë filluar erëra të fuqishme, ku nga IHMK është paralajmëruar edhe mundësi për reshje shiu. KEDS ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm nëse shohin avari në rrjet, pas paralajmërimeve për erëra në Kosovë. Edhe në Komunën e Suharekës kanë filluar erëra, por KEDS thotë se më të afektuara nga […]

Erërat e fuqishme, KEDS: Qytetarët të jenë të kujdesshëm nëse shohin avari në rrjet Foto: Ilustrim

Në vendin tonë kanë filluar erëra të fuqishme, ku nga IHMK është paralajmëruar edhe mundësi për reshje shiu.

KEDS ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm nëse shohin avari në rrjet, pas paralajmërimeve për erëra në Kosovë.

Edhe në Komunën e Suharekës kanë filluar erëra, por KEDS thotë se më të afektuara nga moti i lig janë distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës.

KEDS kërkon nga qytetarët për çdo gjë të raportojnë në numrin pa pagesë 0800 79 100.

Njoftimi i plotë:

Ashtu siç është paralajmëruar, në disa regjione veçse kanë filluar erërat e fuqishme.

Distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës janë distriktet më të afektuara nga moti i lig, ku si pasojë janë shkaktuar edhe prishje në rrjet.

Apelojmë konsumatorët për kujdes të shtuar dhe nëse shohin avari në rrjet të mos afrohen assesi por të raportojnë ato në numrin pa pagesë 0800 79 100.

Për çdo informacion nga terreni do ju njoftojmë përmes rrjeteve tona sociale.