Edhe uji pritet të shtrenjtohet

15.12.2021

Megjithatë, një paralajmërim i tillë për rritje të çmimit të ujit, nuk lidhet me sasitë e humbura, por një gjë e tillë vije si shkak i rritjes së çmimeve të produkteve të tjera bazike. Ndërkaq, nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) thonë se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë […]

Edhe uji pritet të shtrenjtohet Foto: Ilustrim

Megjithatë, një paralajmërim i tillë për rritje të çmimit të ujit, nuk lidhet me sasitë e humbura, por një gjë e tillë vije si shkak i rritjes së çmimeve të produkteve të tjera bazike.

Ndërkaq, nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) thonë se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë.

Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub.

Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, dëmtimeve nga punimet në infrastrukturën rrugore dhe lidhjet e paligjshme.

Uji i humbur thuhet se ndikon drejtpërdrejt në mbulimin e kostos dhe fitimet e operatorëve shpërndarës të ujit. Në Kosovë operojnë shtatë kompani rajonale të ujit, të cilat i furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është institucioni përgjegjës për caktimin e tarifave të shërbimeve të ujësjellësit. Zyrtarë të këtij institucioni thonë për Radion Evropa e Lirë se çmimi për një metër kub ujë ka mundësi të rritet për 1 ose 2 centë.

Për konsumatorët shtëpiakë, tarifat aktuale për shërbimet e ujësjellësit për një metër kub ujë janë 0.43 euro, kurse për konsumatorët komercialë dhe institucionalë 0.69 euro.

Sipas zyrtarëve të ARRU-së, rritja eventuale e çmimit nuk bëhet për shkak të humbjeve të ujit, por konsiston me rritjen e çmimeve të produkteve bazike, siç janë energjia elektrike dhe derivatet.

“Duke ditur se për të dërguar ujin e trajtuar deri te konsumatori final nevojitet energji elektrike e konsiderueshme, këto shpenzime kanë ndikim direkt edhe në lartësinë e tarifave”, thuhet në deklaratën e ARRU-së./REL/