Edhe SBASHK-u i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

09.09.2021

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është shprehur e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor me datën 13 shtator. Viti i ri shkollor ishte planifikuar që të filloj më 1 shtator, por si pasojë e rritjes së rasteve të infektimeve me COVID-19, ka bërë që fillimi i procesit mësimor […]

Edhe SBASHK-u i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor Foto: Ilustrim

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është shprehur e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor me datën 13 shtator.

Viti i ri shkollor ishte planifikuar që të filloj më 1 shtator, por si pasojë e rritjes së rasteve të infektimeve me COVID-19, ka bërë që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 13 shtator.

Pavarësisht se Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe SBASHK-u janë shprehur të gatshëm për fillimin e procesit mësimor, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse ky proces do të nis ditën e hënë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se kanë rënë dakord me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe DKA-të që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës.

“Të gjitha palët, pra Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore dhe ne SBASHK -unë takimin e përbashkët jemi deklaruar se jemi të gatshëm për të filluar viti ri shkollor, por se çfarë do të ndodh vendos, me siguri Qeveri”, deklaroi ai për Telegrafin.